Shtatë kompani në Kosovë nënshkruajnë Parimet e Fuqizimit të Grave, duke forcuar barazinë gjinore në sektorin privat
Shtatë kompani udhëheqëse në Kosovë kanë nënshkruar Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs), duke iu bashkuar një rrjeti global me mbi 10,600 biznese të përkushtuara për barazi gjinore. Me këtë arritje, Kosova numëron tashmë 32 biznese nënshkruese nga sektori privat, duke forcuar rolin e biznesit në promovimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse dhe mundësive të barabarta për gratë.