Lajme & Ngjarje

Rrjeti CSR Kosova mbajti Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm
25.03.2026

Rrjeti CSR Kosova mbajti Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm

Rrjeti CSR Kosova mbajti Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm, duke diskutuar dhe përcaktuar drejtimet strategjike për avancimin e biznesit të përgjegjshëm në Kosovë. Në fokus të diskutimeve ishte roli kyç i sektorit privat në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe fuqizimi i ndikimit të Rrjetit CSR Kosova si platforma udhëheqëse për biznes të përgjegjshëm në Kosovë.