15.01.2024
FINCA Kosovë pjesë e Rrjetit CSR Kosova
Rrjeti CSR Kosova mirëpret FINCA Kosovën si anëtare të re, duke forcuar bashkëpunimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe përkrahje të komuniteteve lokale. Përmes shërbimeve financiare të përgjegjshme, programeve të trajnimit falas për biznese dhe agrobiznese të vogla, dhe një fokus të veçantë në fuqizimin e grave përmes mundësive të veçanta kreditore dhe edukimit financiar, kjo partneritet synon të krijojë impakt të dukshëm dhe të qëndrueshëm në shoqëri.