Lajme & Ngjarje

Të gjitha 2026 2025 2024 2023 2022 2021 2020 2019 2018 2017
EDIT: "Boosting Gender Diversity in the Boardroom" - Fuqizimi i grave në vendimmarrje fillon me mentorim
23.12.2023

EDIT: "Boosting Gender Diversity in the Boardroom" - Fuqizimi i grave në vendimmarrje fillon me mentorim

Në kuadër të projektit “Boosting Gender Diversity in the Boardroom”, Kosovo CSR Network ka angazhuar një grup mentoresh të jashtëzakonshme me përvojë të gjerë udhëheqëse, të cilat do të mbështesin 24 gra nga sektori privat në rrugëtimin e tyre drejt pozitave vendimmarrëse në borde.

Çdo poster që do të publikojmë prezanton një mentore që po kontribuon me ekspertizën, përvojën dhe përkushtimin e saj për të rritur përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të qeverisjes korporative.

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ dhe mbështetet nga RIT Kosovo.

Qëndroni me ne për të njohur gratë që po formësojnë të ardhmen e lidershipit në Kosovë.

Zana Bajrami Rama, Drejtore ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, përfaqësoi organizatën në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Besimit në Kosovë
04.12.2023

Zana Bajrami Rama, Drejtore ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, përfaqësoi organizatën në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Besimit në Kosovë

Rrjeti CSR Kosova përfaqësohet në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Besimit në Kosovë, duke kontribuar në hartimin e rekomandimeve konkrete për sundimin e ligjit, përfshirjen, fuqizimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit, me fokus të veçantë në rolin e sektorit privat për një të ardhme më të qëndrueshme.

Anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Rrjetit CSR Kosova fillojnë mandatin për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm
30.10.2023

Anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Rrjetit CSR Kosova fillojnë mandatin për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm

Anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Rrjetit CSR Kosova, të votuar në Kuvendin Vjetor të Anëtarëve 2023, nisën mandatin e tyre për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm. Si udhëheqës të bizneseve anëtare, ata fokusohen në promovimin e përgjegjësisë shoqërore korporative, zhvillimit ekonomik e shoqëror, dhe kujdesit ndaj mjedisit.