08 Oct 2018

Mirë se vjen KIVO LLC në Rrjetin CSR Kosova

Mirë se vjen KIVO LLC në Rrjetin CSR Kosova
Rrjeti CSR Kosova mirëpret KIVO LLC si anëtaren më të re të rrjetit.
KIVO LLC ofron një gamë të gjerë produktesh ambalazhimi me bazë polipropileni (PP) për tregun industrial dhe atë të konsumatorit. Kompania prodhon gjithashtu produkte gjysmë të gatshme për tregun industrial dhe produkte të përfunduara për klientët.

Gjatë viteve, KIVO LLC ka ndërmarrë aktivitete të ndryshme në mbështetje të shoqërisë, veçanërisht në komunën e Kaçanikut ku operon. Përmes veprimtarisë së saj, kompania ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e shumë familjeve dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal.

Me anëtarësimin në Rrjetin CSR Kosova, KIVO LLC forcon angazhimin e saj për praktika të përgjegjshme biznesi. Së bashku do të kontribuojmë në përhapjen e parimeve të përgjegjësisë shoqërore dhe në ndërmarrjen e aktiviteteve të CSR për adresimin e sfidave sociale me të cilat përballet shoqëria jonë.
Ndaj artikullin: