28 Aug 2020
Mentorimi Vullnetar – Një Përvojë Frymëzuese
Mentorimi i të rinjve në baza vullnetare vazhdon me përkushtim edhe gjatë pandemisë, duke dëshmuar se angazhimi për fuqizimin e gjeneratës së re nuk ndalet as në kohë sfiduese.
Meliza Qorraj, përfituese e bursës “Young Cell Scheme” dhe aktualisht pjesë e institucioneve shtetërore, ndau përvojën e saj si mentore në punëtorinë “Podium”, e fokusuar në zhvillimin e aftësive avokuese:
“Kisha kënaqësinë që si mentore profesionale në punëtorinë ‘Podium’ të mbështes një grup të rinjsh të jashtëzakonshëm, të cilët përmes një programi që vlerëson pasionin dhe entuziazmin e tyre për të qenë faktor ndryshimi në komunitet, arritën të kuptojnë sa i nevojshëm është angazhimi dhe zëri i tyre për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët.
Si përfituese e ‘Young Cell Scheme’ dhe ndikimit që ka pasur në rrugëtimin tim profesional, e konsideroj jo vetëm nder, por edhe përgjegjësi që përvojën time ta ndaj me të rinjtë. Entuziazmi dhe interesi i tyre më mbush me shpresë për të ardhmen.
Si pjesë e institucioneve shtetërore, e shoh me rëndësi vitale përfshirjen e punonjësve të sektorit publik në programe të tilla, për të dëshmuar se institucionet vlerësojnë angazhimin e të rinjve dhe janë aty për t’i mbështetur në çdo hap.”
Mentorimi profesional, që synon fuqizimin e të rinjve dhe adoleshentëve kosovarë, realizohet në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme.
Krenarë me mentorët tanë që, në baza vullnetare, vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve.