29 Dec 2020
Mbështetja dhe kontributi i veçantë i KOSTT
Në këtë fundvit, Rrjeti CSR Kosova shpreh mirënjohjen e saj për partnerët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në sukseset e vitit që po lëmë pas. Ky është një moment për të reflektuar mbi vlerat e përbashkëta që e bëjnë partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe me ndikim.
Me kompaninë publike KOSTT dhe veçanërisht me znj. Zana Bajrami Rama, na bashkon ndjeshmëria ndaj komunitetit, kujdesi për mjedisin dhe përkushtimi për një Kosovë me më shumë mundësi për të rinjtë.
Znj. Bajrami Rama, anëtare e Bordit të Rrjetit CSR Kosova, së bashku me ekipin e KOSTT, janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim, edhe në një vit me sfida të shumta. Përkushtimi i tyre ndaj komunitetit dhe veçanërisht ndaj të rinjve që realizojnë punën praktike në KOSTT dëshmon për lidership dhe përgjegjësi të lartë institucionale.
Ky partneritet na jep besim se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të përmbushim më mirë nevojat e të rinjve dhe të ndërtojmë një kulturë më të fortë të përgjegjësisë shoqërore.
Faleminderit që jeni pjesë e Rrjetit tonë.
Gëzuar festat!