29 Dec 2020

Mbështetja dhe kontributi i veçantë i Baker Tilly

Mbështetja dhe kontributi i veçantë i Baker Tilly
Me afrimin e fundit të vitit, shfrytëzojmë këtë moment për të falënderuar partnerët tanë për një vit të mbushur me sfida dhe arritje. Viti 2020 ishte ndryshe nga të tjerët, por bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë na dha siguri dhe qëndrueshmëri në realizimin e misionit tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për Kryesuesin e Bordit të Rrjetit CSR Kosova, z. Leke Musa, dhe për kompaninë Baker Tilly. Pavarësisht klimës së vështirë ekonomike, z. Musa dhe Baker Tilly mbetën të përkushtuar në ofrimin e mundësive për ngritje profesionale dhe trajnim në vend pune për të rinjtë kosovarë.

Lidershipi i z. Musa dhe angazhimi i vazhdueshëm i Baker Tilly ndaj përgjegjësisë shoqërore dëshmojnë përkushtim të palëkundur për një Kosovë me më shumë mundësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Nga viti 2020 do të kujtojmë jo vetëm sfidat, por edhe forcimin e ndjenjës së bashkëpunimit, kujdesit dhe durimit mes nesh.

Gëzuar festat!
Ndaj artikullin: