06 Jul 2020

Shield Brokers ofron shërbime falas për bizneset gjatë pandemisë

Shield Brokers ofron shërbime falas për bizneset gjatë pandemisë
Mbështetësi i Rrjetit CSR Kosova, Shield Brokers, ka ndërmarrë një iniciativë për të mbështetur bizneset gjatë pandemisë COVID-19, duke ofruar një sërë shërbimesh falas në fushën e sigurimeve shëndetësore për stafin.

Këto shërbime përfshijnë konsulencë për ndërtimin e paketave të sigurimit sipas nevojave të bizneseve, prokurimin dhe analizën e ofertave nga kompanitë e sigurimeve, menaxhimin e kontratave, si dhe asistencë në rast dëmi.

Përmes këtij kontributi, Shield Brokers synon të ndihmojë bizneset të marrin vendime të informuara dhe të vazhdojnë të mbrojnë mirëqenien e punonjësve të tyre në këtë periudhë sfiduese.
Ndaj artikullin: