05 Apr 2018

Samiti i SDG-së në Bruksel – Për partneritete me ndikim

Samiti i SDG-së në Bruksel – Për partneritete me ndikim
CSR Europe organizon edicionin e dytë të Samitit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals – SDGs), në partneritet me Samitin Evropian të Biznesit, më 23–24 maj 2018 në Bruksel.

Rrjeti CSR Kosova do të jetë pjesë e debatit në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane, e cila pritet të mbledhë rreth 2000 pjesëmarrës. Në samit do të trajtohen tema të rëndësishme si digjitalizimi, tregtia elektronike, SDG-të, mundësitë tregtare, inteligjenca artificiale dhe inovacioni.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, Rrjeti CSR Kosova do të nisë procesin e identifikimit të prioriteteve të SDG-ve për Kosovën, në bashkëpunim me palët e interesit, përfshirë Qeverinë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.

Konferenca e anëtarëve të CSR Europe përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të dëgjuar nga aktorë të ndryshëm, përfshirë CEO të kompanive më të fuqishme evropiane dhe drejtues të strukturave të Bashkimit Evropian, duke sjellë përvoja dhe praktika që mund të kontribuojnë në avancimin e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Ndaj artikullin: