29 Oct 2025

Vetëdijësimi për Parandalimin e Kancerit të Gjirit me BKT Kosovën

Vetëdijësimi për Parandalimin e Kancerit të Gjirit me BKT Kosovën
Në kuadër të fushatës Tetori Rozë, Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me UNFPA në Kosovë dhe kompanitë kampione të programit “Expanding Choices”, organizoi një sesion informues për punonjëset e BKT Kosovë nga të gjitha rajonet e vendit.

Gjatë sesionit u trajtua rëndësia e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, ndërsa pjesëmarrëset morën këshilla praktike dhe udhëzime të dobishme për të integruar zakone të shëndetshme në përditshmëri dhe për të kryer kontrolle të rregullta mjekësore.
Vetëdijësimi për Parandalimin e Kancerit të Gjirit me BKT Kosovën
Ky bashkëpunim fuqizoi më tej fushatën e BKT-së “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, duke theksuar se çdo hap i ndërmarrë në këtë drejtim bën një diferencë të rëndësishme në mbrojtjen e shëndetit të grave.
Vetëdijësimi për Parandalimin e Kancerit të Gjirit me BKT Kosovën
Ndaj artikullin: