22 Jun 2022

Promovimi i mundësive për të rinjtë përmes angazhimit të sektorit privat me K-GenU

Promovimi i mundësive për të rinjtë përmes angazhimit të sektorit privat me K-GenU
Në bashkëpunim me Rrjetin CSR Kosova, UNICEF organizoi një mëngjes të përbashkët me sektorin privat, duke bashkuar kompani të ndryshme për të diskutuar mbi “Skemën e Punës Praktike Kosovo Generation Unlimited: Krijimi i Mundësive për të Rinjtë.”

Në këtë diskutim ishin të pranishëm anëtarë dhe bashkëpunëtorë të Rrjetit CSR Kosova, përfaqësues të komunitetit të biznesit, Odave, Ministrisë së Punës dhe Transfereve dhe aktorë të tjerë relevantë.

Rrjeti CSR Kosova, si partner implementues i Kosovo Generation Unlimited, mbetet i përkushtuar në promovimin e fuqizimit të të rinjëve dhe angazhimin e sektorit privat në zbatimin e kësaj skeme, duke siguruar që të rinjtë të kenë qasje në përvoja pune praktike dhe mundësi për zhvillim profesional.
Promovimi i mundësive për të rinjtë përmes angazhimit të sektorit privat me K-GenU
Ndaj artikullin: