27 Dec 2018
Profil: Antigona Limani Bejtullahu
Antigona Limani Bejtullahu është Udhëheqese për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në Raiffeisen Bank Kosova që nga viti 2011. Përveç marketingut dhe komunikimit, ajo është përgjegjëse edhe për qëndrueshmërinë dhe Përgjegjësinë Shoqërore Korporative të Bankës.
Me mbi 15 vite përvojë në marketing, ajo ka mbajtur disa pozita menaxheriale në kompani të ndryshme në Kosovë. Ajo ka qenë aktive në aktivitetet e CSR që nga themelimi i Rrjetit CSR Kosova, duke kontribuar në promovimin e praktikave të përgjegjshme të biznesit.
Raiffeisen Bank operon në Kosovë që nga viti 2003, si pjesë e Raiffeisen Bank International (RBI), duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për individë dhe biznese. Qëndrueshmëria dhe përgjegjësia shoqërore korporative janë parime themelore për Grupin RBI dhe matës i suksesit korporativ.
Për më shumë se 130 vite, Raiffeisen ka kombinuar suksesin financiar me veprime me përgjegjësi sociale. Banka e kupton qëndrueshmërinë si aktivitet të përgjegjshëm korporativ që siguron sukses afatgjatë ekonomik duke marrë në konsideratë aspektet kyçe sociale dhe mjedisore.
Si pjesë e RBI, Raiffeisen Bank në Kosovë është e përkushtuar të veprojë në përputhje me parimet e “Global Compact” të OKB-së dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Banka vazhdimisht harmonizon strukturat dhe proceset e saj të menaxhimit me këtë qasje.
Në tri zonat e qëndrueshmërisë, “bankë e përgjegjshme”, “partner i drejtë” dhe “qytetar i angazhuar”, Banka synon të zbatojë në mënyrë optimale vlerat dhe aftësitë e saj për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm brenda kompanisë dhe në shoqëri.