13 Jul 2023

ProCredit Bank Kosova Hedh Hapa Domethënës Drejt Dekarbonizimit

Anëtari patron i Rrjetit CSR Kosova, ProCredit Bank Kosova, hodhi hapa domethënës drejt dekarbonizimit.

ProCredit Green Day, me temën “Rruga drejt Dekarbonizimit: Efiçienca e Energjisë dhe Energjia e Ripërtëritshme”, u mbajt në Prishtinë, Kosovë.

Inaugurimi i parkut fotovoltaik prej 3MW ProEnergy mblodhi më shumë se 220 mysafirë dhe shënoi një moment historik dhe të rëndësishëm për Bankën ProCredit Kosova, për Grupin ProCredit dhe për vendin tonë.

Duke shfrytëzuar fuqinë e diellit, ky park fotovoltaik është dëshmi e potencialit të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

ProCredit Bank Kosova mbetet e përkushtuar në implementimin e praktikave #CSR, duke kontribuar vazhdimisht në mbrojtje të ambientit me iniciativa të gjelbërta dhe ekologjike.
Ndaj artikullin: