12 Oct 2020
Donacion nga ProCredit Bank për #back2school dhe #united4children
Anëtari ynë ProCredit Bank Kosova vazhdon të dëshmojë përkushtim ndaj komunitetit edhe gjatë periudhës së pandemisë, duke kontribuar në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në kuadër të iniciativave #back2school dhe #united4children, banka ka dhuruar pajisje braille në vlerë deri në 3,000€, me qëllim që të lehtësojë procesin e të nxënit për fëmijët me vështirësi në të pamurit. Ky kontribut synon të sigurojë qasje më të barabartë në arsim dhe të mbështesë zhvillimin e tyre akademik.
Fushatat #back2school dhe #united4children përkrahen nga Rrjeti CSR Kosova në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të kompanive të përgjegjshme për mbrojtjen dhe përkrahjen e fëmijëve në Kosovë.