08 Apr 2020

ProCredit Bank dhuron materiale mbrojtëse për QKUK

ProCredit Bank dhuron materiale mbrojtëse për QKUK
Anëtari i Rrjetit CSR Kosova, ProCredit Bank, ka dhuruar materiale mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

Donacioni u pranua nga drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, dr. Basri Sejdiu, i cili shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes në këtë periudhë sfiduese.

Ky veprim reflekton përkushtimin e ProCredit Bank për të mbështetur komunitetin dhe për të kontribuar në mbrojtjen e shëndetit publik.
Ndaj artikullin: