15 Sep 2020

Punë Praktike me Pagesë për 500 të Rinj – K-GEN U

Punë Praktike me Pagesë për 500 të Rinj – K-GEN U
Rrjeti CSR Kosova ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për 500 të rinj kosovarë, të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen në punë praktike 3-mujore me pagesë në kompani me reputacion në Kosovë, organizata ndërkombëtare, institucione të sektorit publik dhe organizata joqeveritare.

Ky program realizohet në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited – K-GEN U”, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve dhe përkrahjen e tyre në qasjen në tregun e punës. Projekti përkrahet dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Përveç përvojës praktike në vendin e punës, kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë edhe nga mentorimi i drejtpërdrejtë dhe trajnimet për zhvillimin e shkathtësive për punë dhe jetë. Këto komponentë do t’i ndihmojnë ata në zhvillimin profesional dhe në krijimin e një qasjeje më të qëndrueshme drejt punësimit afatgjatë.

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me dëshmi për përfundimin e punës praktike, të lëshuara nga punëdhënësi dhe Rrjeti CSR Kosova.

Rrjeti CSR Kosova vlerëson angazhimin e sektorit privat dhe partnerëve të saj në mbështetjen e të rinjve dhe në promovimin e praktikave me përgjegjësi sociale, duke kontribuar kështu në mirëqenien kolektive dhe në arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.
Ndaj artikullin: