15 Mar 2024
Mbi 150 të rinj nga Skenderaj informohen për mundësitë e punës praktike
Kosovo Generation Unlimited ka mbajtur sesione informuese me mbi 150 nxënës të shkollave të mesme “Hamëz Jashari” (Gjimnazi “Hamëz Jashari”) dhe “Anton Çeta” në Skenderaj, duke shpalosur mundësitë e punës praktike tremujore me kompensim për të rinjtë e moshës 16–24 vjeç nga kjo komunë.
Përmes këtij sesioni, nxënësit u njoftuan për:
• Avantazhet profesionale të programit
• Angazhimin e tyre në punë praktike me kompensim
• Mënyrën e aplikimit dhe procesin e përfshirjes
• Kontributin që ata mund të japin te punëdhënësit potencial
Sesioni u karakterizua nga shumë pyetje dhe komente pozitive nga të rinjtë, duke reflektuar interesim të lartë për përfshirje në program dhe për zhvillimin e tyre profesional.
Kosovo Generation Unlimited do të vazhdojë të organizojë sesione informuese edhe në komuna të tjera, me qëllim që sa më shumë të rinj të informohen dhe të përfitojnë nga këto mundësi.
Të rinjtë mund të regjistrohen në platformën online www.kosovogenu.com
ose të shkarkojnë aplikacionin:
• Apple App Store – Kosovo Genu
• Play Store – Kosovo Generation Unlimited
dhe të shfletojnë të gjitha mundësitë që i ndihmojnë të krijojnë përvojën e tyre të parë profesionale përmes punës praktike.
Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Unicef Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.