10 Jul 2020
Meridian Express dhuron 6,048 € për fëmijët e SOS Fshatit
Anëtari i Rrjetit CSR Kosova, Meridian Express, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka dhuruar 6,048 € për fëmijët e SOS Fshatit. Ky donacion është rezultat i kontributit të konsumatorëve gjatë kampanjës “Barazo Faturën”, e cila u zhvillua në të gjitha pikat e Meridian Express.
Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi, shprehu mirënjohjen për solidaritetin e konsumatorëve, të cilët edhe në kohë pandemie treguan gatishmëri për të ndihmuar dhe kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve në nevojë.
Kjo iniciativë pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të Meridian Express për të mbështetur komunitetin dhe për të kontribuar në iniciativa me ndikim pozitiv social.