23 Dec 2019

Meridian Express nderohet me titullin “Mik i Fëmijëve”

Meridian Express nderohet me titullin “Mik i Fëmijëve”
Meridian Express është nderuar me titullin “Mik i Fëmijëve” nga organizata KOMF, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në shërbimet sociale që synojnë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ky vlerësim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për të mbështetur grupet e cenueshme dhe për të investuar në iniciativa që promovojnë të drejtat e fëmijëve dhe përfshirjen sociale në Kosovë.

Rrjeti CSR Kosova shpreh kënaqësinë që anëtarët e tij, përfshirë Meridian Express, kontribuojnë vazhdimisht në iniciativa me ndikim social në vend. Arritje të tilla dëshmojnë ndikimin pozitiv që bizneset e përgjegjshme mund të kenë në forcimin e shërbimeve sociale dhe përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve.

E përgëzojmë Meridian Express për këtë vlerësim të rëndësishëm dhe inkurajojmë vazhdimin e angazhimit në iniciativa që avancojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe zhvillimin e komunitetit.
Ndaj artikullin: