29 Jun 2018
Takim ndërmjet Ambasadores së Finlandës dhe Rrjetit CSR Kosova
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, priti në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit CSR Kosova, znj. Linda Tahiri Rukiqi.
Gjatë takimit u diskutua për praktikat dhe veprimet e përgjegjshme të ndërmarrjeve anëtare të Rrjetit CSR Kosova, si dhe për nevojën e koordinimit më të madh ndërmjet palëve të interesit drejt përafrimit të arsimit në Kosovë me kërkesat e tregut të punës.
Po ashtu, u shkëmbyen ide për projekte të ardhshme që adresojnë sfida me karakter shumëdimensional në Kosovë, përfshirë të drejtat e njeriut, të drejtat e punëtorëve, mbrojtjen e mjedisit, luftimin e korrupsionit dhe çështje të ndryshme me karakter social.
Takimi konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat në promovimin e praktikave të përgjegjshme të biznesit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend.