17 Apr 2019

Takim ndërmjet Rrjetit CSR Kosova dhe Organizatës HELP

Takim ndërmjet Rrjetit CSR Kosova dhe Organizatës HELP
Linda Tahiri, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, u takua me Shqipe Breznica, Drejtoreshë e HELP Organization në Kosovë, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave.

Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në iniciativa që adresojnë zhvillimin e rinisë dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara në Kosovë. Diskutimi u fokusua në identifikimin e prioriteteve të përbashkëta dhe forcimin e partneriteteve që kontribuojnë në përfshirje sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Rrjeti CSR Kosova mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me organizata që ndajnë të njëjtat vlera dhe objektiva në promovimin e përgjegjësisë shoqërore dhe fuqizimin e komunitetit.
Ndaj artikullin: