29 Nov 2018

Takim ndërmjet Rrjetit CSR Kosova dhe EBRD

Takim ndërmjet Rrjetit CSR Kosova dhe EBRD
Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, znj. Linda Tahiri Rukiqi, u takua me z. Neil Taylor, Shef i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për praktikat e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative të ndërmarrjeve që operojnë në Kosovë, me theks të veçantë në fuqizimin e të rinjve, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në diskutim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve financiare dhe sektorit privat si faktor kyç për promovimin e praktikave të përgjegjshme të biznesit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të eksploruar mundësi bashkëpunimi që do të forconin më tej praktikat e CSR dhe do të kontribuonin në një zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit në Kosovë.
Ndaj artikullin: