11 Mar 2019

Meet Our Member – Baker Tilly

Meet Our Member – Baker Tilly
Baker Tilly është firmë që ofron shërbime kontabiliteti dhe konsulence biznesi, përfshirë vlerësim, auditim, këshillim tatimor dhe shërbime të tjera profesionale për biznese. Kompania ka disa vite përvojë në ofrimin e shërbimeve financiare si për sektorin privat ashtu edhe për sektorin publik.

Ekipi përbëhet nga profesionistë me përvojë, përfshirë auditorë të licencuar, ekspertë tatimorë dhe specialistë të administrimit të biznesit dhe financave. Baker Tilly synon të rrisë bashkëpunimin me klientë të rinj në Kosovë, me fokus të veçantë në zgjerimin e shërbimeve të Auditimit të Brendshëm. Rritja e klientelës do të mundësojë investime shtesë në trajnimin dhe zhvillimin profesional të stafit.

Përveç rritjes së biznesit, Baker Tilly ofron konsulencë financiare dhe biznesore me qëllim rritjen e efikasitetit dhe performancës organizative të klientëve. Këto përfshijnë përmirësimin e sistemeve të kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe llogarive të konsoliduara, si dhe ristrukturimin organizativ.

Përgjegjësia Shoqërore Korporative është pjesë integrale e veprimtarisë së Baker Tilly. Kompania ka bashkëpunuar me organizatën joqeveritare Action for Mothers and Children dhe siguron respektimin e parimeve themelore të përgjegjësisë korporative në operacionet dhe partneritetet e saj.

Rëndësi e veçantë i kushtohet punësimit dhe trajnimit të të rinjve, veçanërisht grupeve të margjinalizuara dhe grave. Çdo vit, rreth 30 për qind e stafit përbëhet nga të rinj të sapodiplomuar. Kompania investon në zhvillimin e karrierës së tyre dhe ofron mundësi për avancim profesional. Gjithashtu, Baker Tilly ofron shërbime pa pagesë për mbi 10 organizata në vit, kryesisht në fushën e rinisë, sportit dhe kulturës.

Në të ardhmen, strategjia e CSR e kompanisë përfshin lansimin e një programi praktik për studentët e Fakultetit Ekonomik në fusha të lidhura me shërbimet e saj. Programi do të jetë i paguar dhe do t’u mundësojë studentëve të lidhin teorinë me praktikën. Do të organizohen gjithashtu punëtori për përgatitjen për tregun e punës, hartimin e CV-së, aftësitë për intervistë, etikën në punë dhe zhvillimin profesional. Po ashtu, planifikohet ofrimi i bursave apo trajnimeve profesionale për studentë të përzgjedhur në bashkëpunim me partnerë.

Përmes këtyre iniciativave, Baker Tilly synon të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratës së re për tregun e punës dhe në forcimin e praktikave të biznesit të përgjegjshëm në Kosovë.
Ndaj artikullin: