23 Nov 2020

Laberion Zebica, Mentor, mentor vullnetar në njërën nga punëtoritë zhvillimore të Programit të UNICEF-it në Kosovë, rrëfen përvojat e tij rreth mentorimit.“Për mua ka qenë nder dhe privilegj që kam pasur mundësi të jem mentor i njërës prej punëtorive zhvi

Laberion Zebica ishte mentor vullnetar në njërën nga punëtoritë zhvillimore të Programit të UNICEF-it në Kosovë, UPSHIFT, ku punoi intensivisht me të rinj vizionarë për të zhvilluar zgjidhje për sfida të ndryshme sociale.

Duke reflektuar mbi përvojën e tij, ai theksoi:
“Për mua ka qenë nder dhe privilegj që kam pasur mundësi të jem mentor në punëtorinë UPSHIFT dhe të punoj me të rinj kaq të mrekullueshëm dhe vizionarë për të krijuar zgjidhje për probleme sociale. Angazhimi im në këtë punëtori ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndarë me ta njohuritë dhe përvojat e mia si bursist i Programit Erasmus+, me shpresën se kjo përvojë ka kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të potencialit të tyre.”

Laberioni, njëkohësisht student në Kolegjin Universum, mentoroi të rinjtë në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion për fuqizimin profesional dhe ndërpersonal të tyre.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e projektit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency dhe SIDA.
Ndaj artikullin: