13 Oct 2025
Kosova Forcon Lidershipin Rajonal për Vendet e Punës Miqësore për Familjen
Në kuadër të programit rajonal “Më shumë zgjedhje: Politika familjare të ndjeshme ndaj gjinisë për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor”, delegacione nga i gjithë rajoni u mblodhën në Sarajevë për të shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira mbi promovimin e vendeve të punës miqësore për familjen dhe avancimin e barazisë gjinore në sektorin privat.
UNFPA në Kosovë, në bashkëpunim me Rrjetin CSR Kosova, udhëhoqi një delegacion të fuqishëm të sektorit privat, përbërë nga BKT Kosova, Meridian Corporation & Meridian Express dhe KIVO Kosova, duke ri konfirmuar rolin udhëheqës të Kosovës në ndërtimin e kulturave të punës gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse.
Vizita, e organizuar nga UNFPA Bosnia and Herzegovina dhe UNFPA Eastern Europe & Central Asia, përfshiu pjesëmarrjen në Leadership & Talent DRIVE Conference 2025, ku Meridian Corporation prezantoi historitë e suksesit dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi i politikave miqësore për familjen në Kosovë. Gjithashtu, një vizitë në kompaninë IMACO Systemtechnik në Bosnje dhe Hercegovinë i mundësoi pjesëmarrësve të marrin njohuri nga kolegët rajonalë dhe të eksplorojnë modele të suksesshme biznesi që vënë në qendër mirëqenien e punonjësve.
Angazhimi i Kosovës edhe një herë dëshmoi përkushtimin e sektorit privat për të ndërtuar vende pune të barabarta dhe të qëndrueshme, duke u fuqizuar më tej përmes bashkëpunimit mes bizneseve dhe partnerëve zhvillimorë.
Programi i UNFPA-së “Më shumë zgjedhje” financohet nga Austrian Development Agency (ADA), me Rrjetin CSR Kosova si partner implementues në Kosovë. Së bashku, vazhdojmë të promovojmë adoptimin e praktikave të vendeve të punës miqësore për familjen në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.