11 Apr 2024

Kosovo Generation Unlimited me sesione informative në Drenas

Kosovo Generation Unlimited me sesione informative në Drenas
Në Drenas, K-GenU organizoi sesione informuese për nxënësit e shkollave të mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe “Fehmi Lladrovci”, ku prezantoi programin e punës praktike me kompensim Kosovo Generation Unlimited.

Të rinjtë e kësaj komune u informuan lidhur me:

• Benefitet profesionale të programit
• Pjesëmarrjen e tyre në punë praktike
• Procesin e aplikimit
• Kontributin që ata mund të japin te punëdhënësit potencial

Sesioni në Drenas u karakterizua nga interesim i lartë dhe shumë pyetje nga të rinjtë.

K-GenU do të vazhdojë të organizojë sesione informuese edhe për të rinjtë e komunave të tjera.

Të interesuarit mund të regjistrohen në platformën online https://kosovogenu.com/
ose të shkarkojnë aplikacionin:

• Apple App Store – Kosovo Genu
• Play Store – Kosovo Generation Unlimited

dhe të shfletojnë mundësitë që i ndihmojnë në krijimin e eksperiencës së parë profesionale përmes punës praktike.

Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.
Ndaj artikullin: