17 Jul 2026

Rrjeti CSR Kosova mirëpret KEDS si anëtarin më të ri!

Rrjeti CSR Kosova mirëpret KEDS si anëtarin më të ri!
Rrjeti CSR Kosova ka kënaqësinë të mirëpresë KEDS si anëtarin më të ri të rrjetit, duke shënuar fillimin e një partneriteti të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të përgjegjësisë korporative dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Si kompani e licencuar për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS luan një rol kyç në zhvillimin e vendit duke siguruar shpërndarjen e besueshme të energjisë elektrike për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike. Duke operuar në një nga sektorët më strategjikë të vendit, kompania ndërthur përsosmërinë operacionale me një angazhim të vazhdueshëm për përgjegjësi korporative, mbrojtje të mjedisit dhe praktika të qëndrueshme të biznesit.

Anëtarësimi u zyrtarizua përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Anëtarësimit nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Doğan, dhe Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Zana Bajrami Rama, në praninë e Kryetarit të Bordit të Rrjetit CSR Kosova, Vigan Sylejmani.

Me këtë rast, Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS, u shpreh "Në KEDS, besojmë se përgjegjësia jonë shkon përtej sigurimit të një furnizimi të besueshëm me energji elektrike. Qëndrueshmëria, qeverisja e përgjegjshme korporative dhe krijimi i vlerës afatgjatë për shoqërinë janë pjesë përbërëse e mënyrës se si operojmë. Anëtarësimi në Rrjetin CSR Kosova krijon një platformë të rëndësishme për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave, dhe presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me anëtarët e tjerë për të avancuar praktikat e qëndrueshme të biznesit në Kosovë."

Duke mirëpritur KEDS në rrjet, Zana Bajrami Rama, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, tha "Jemi të lumtur ta mirëpresim KEDS në Rrjetin CSR Kosova. Përgjegjësia që kompania mban në një sektor kaq strategjik si energjia, e kombinuar me angazhimin e saj të vazhdueshëm për përgjegjësi korporative dhe zhvillim të qëndrueshëm, e bën KEDS një anëtarë me rëndësi të veçantë për komunitetin tonë të bizneseve të përgjegjshme. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë për të krijuar vlerë të qëndrueshme për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin."

Me anëtarësimin në Rrjetin CSR Kosova, KEDS i bashkohet komunitetit në rritje të kompanive që po kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme, më gjithëpërfshirëse dhe më reziliente për Kosovën.
Ndaj artikullin: