10 Jul 2020

Rrjeti CSR Kosova merr pjesë në rishikimin gjashtëmujor të Plan-Programit të UNICEF-it

Rrjeti CSR Kosova merr pjesë në rishikimin gjashtëmujor të Plan-Programit të UNICEF-it
Virtualisht u mbajt takimi për Rishikimin e Plan-Programit të UNICEF-it për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, ku u diskutuan rezultatet e arritura, sfidat e hasura dhe hapat e nevojshëm për pjesën e mbetur të vitit, veçanërisht në kontekstin e pandemisë COVID-19. Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Linda Tahiri, mori pjesë në këtë takim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me UNICEF Kosovo Programme në fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjve. Rrjeti CSR Kosova mbetet i përkushtuar për të kontribuar në iniciativa që mbështesin të rinjtë dhe adresojnë sfidat aktuale përmes partneriteteve të qëndrueshme dhe koordinimit të përbashkët.
Ndaj artikullin: