10 Jun 2020

Rrjeti CSR Kosova merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të CSR Europe

Rrjeti CSR Kosova merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të CSR Europe
Rrjeti CSR Kosova po merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të CSR Europe, ku Drejtorja Ekzekutive, Linda Tahiri, po përfaqëson organizatën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Në këtë takim vjetor, pjesëmarrësit diskutojnë për progresin e arritur, miratimin e buxhetit dhe raportit financiar, si dhe për hapat e ardhshëm strategjikë, duke përfshirë veprimet e nevojshme në kontekstin e sfidave të krijuara nga pandemia.

Pjesëmarrja e Rrjetit CSR Kosova në këtë forum forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe kontribuon në avancimin e praktikave të përgjegjësisë shoqërore në nivel evropian dhe lokal.
Ndaj artikullin: