21 Mar 2019

Anëtarët e Rrjetit CSR Kosova mbështesin Ditën Botërore të Sindromës Down

Anëtarët e Rrjetit CSR Kosova mbështesin Ditën Botërore të Sindromës Down
Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, Rrjeti CSR Kosova shpreh mirënjohjen për të gjithë anëtarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj personave me Sindromën Down.

Kompanitë anëtare kanë kontribuar në forma të ndryshme, përfshirë mbështetje financiare për Down Syndrome Kosova (DSK), krijimin e mundësive të punësimit dhe mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe përfshirjes së personave me Sindromën Down.

Anëtari ynë, Meridian Group, ka mbështetur aktivitetet e shoqatës DSK në këtë ditë të rëndësishme, kur organizata formalizoi zhvendosjen në një hapësirë më të madhe dhe më të përshtatshme. Ky ambient i ri do të ndikojë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe mbështetjes për personat me Sindromën Down dhe familjet e tyre.

Rrjeti CSR Kosova mbetet i përkushtuar në promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse dhe në inkurajimin e bizneseve për të kontribuar drejt një shoqërie më mbështetëse dhe më të barabartë.
Ndaj artikullin: