25 Mar 2026
Rrjeti CSR Kosova mbajti Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm
Rrjeti CSR Kosova mbajti Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të Përgjithshëm, duke diskutuar dhe përcaktuar drejtimet strategjike për avancimin e biznesit të përgjegjshëm në Kosovë. Në fokus të diskutimeve ishte roli kyç i sektorit privat në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe fuqizimi i ndikimit të Rrjetit CSR Kosova si platforma udhëheqëse për biznes të përgjegjshëm në Kosovë.
Mbledhjen e hapi Kryetari i Bordit, z. Vigan Sylejmani, i cili theksoi se përmes një angazhimi të qëndrueshëm dhe bashkëpunimi të ngushtë me bizneset anëtare dhe partnerët, Rrjeti po kontribuon në ndërtimin e një kulture biznesi të orientuar drejt përgjegjësisë, qëndrueshmërisë dhe krijimit të vlerës afatgjate.
Drejtorja Ekzekutive, znj. Zana Bajrami Rama, nënvizoi orientimin strategjik të Rrjetit drejt mobilizimit të sektorit privat për të integruar praktikat ESG dhe për të përshpejtuar tranzicionin drejt modeleve të qëndrueshme të biznesit, përmes partneriteteve të qëndrueshme dhe angazhimit aktiv të bizneseve anëtare.

Gjatë vitit 2025, Rrjeti CSR Kosova ka avancuar një agjendë gjithëpërfshirëse duke u pozicionuar si një akter kyç në mobilizimin e sektorit privat dhe duke nxitur veprime me ndikim të matshëm në shoqëri, mjedis dhe ekonomi.
Në kuadër të Kuvendit, anëtarët miratuan raportin e aktiviteteve dhe pasqyrat financiare për vitin 2025, si dhe planin e punës dhe buxhetin për vitin 2026, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e agjendës së qëndrueshmërisë.
Mbledhja u përmbyll me diskutime strategjike mbi forcimin e rolit të Rrjetit në vitet në vijim, duke reflektuar një vizion të qartë për zgjerimin e ndikimit dhe thellimin e transformimit të sektorit privat drejt zhvillimit të qëndrueshëm.