02 Aug 2018
Rrjeti CSR Kosova dhe UNICEF bashkëpunojnë për fuqizimin e të rinjve
Rrjeti CSR Kosova dhe UNICEF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi më 2 gusht 2018 për bashkëpunim në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e vullnetarizmit në Kosovë.
Përmes këtij marrëveshjeje, palët u dakorduan të eksplorojnë mënyra për përfshirjen e sektorit privat në realizimin progresiv të të drejtave të fëmijëve dhe të bashkëpunojnë drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua pas një takimi ndërmjet ekipeve të Rrjetit CSR Kosova dhe UNICEF dhe u formalizua nga z. Brandão Có, Shef i Zyrës së UNICEF në Kosovë, dhe znj. Linda Tahiri Rukiqi, Drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova.
Bashkëpunimi synon të mbështesë misionin e UNICEF në avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe fuqizimin e të rinjve, me fokus të veçantë në zhvillimin e aftësive jetësore dhe profesionale për të rinjtë në Kosovë. Përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe përfshirjes së sektorit privat, palët synojnë të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendit.