17 Sep 2024
Platforma K-Genu Prezantohet për të Rinjtë në Shkollën “Shtjefen Gjecovi”
Nxënësit e Shkollës “Shtjefen Gjecovi” u njohën me mundësitë e punës praktike të ofruara përmes platformës K-Genu në kuadër të projektit Kosovo Generation Unlimited.
Gjatë javës së kaluar, ekipi ynë organizoi një sesion informues me qëllim prezantimin e mundësive konkrete të praktikës që mbështesin zhvillimin profesional të të rinjve. Platforma shërben si urë lidhëse ndërmjet të rinjve dhe kompanive prestigjioze, duke u mundësuar atyre përvojë të strukturuar pune dhe zhvillim të aftësive të nevojshme për tregun e punës.
Çështjet kryesore të diskutuara gjatë sesionit përfshinë:
• Përfitimet e përfshirjes në programet e punës praktike
• Hapat për t’u bërë pjesë e platformës dhe për të përfituar nga mundësitë e ofruara
• Rëndësinë e praktikës profesionale në ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe afatgjatë
• Rolin e përvojës praktike në rritjen e punësueshmërisë dhe vetëbesimit profesional
Diskutimi inkurajoi pjesëmarrje aktive dhe u ofroi nxënësve udhëzime të qarta për hapat e ardhshëm drejt zhvillimit të tyre profesional.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për interesin dhe angazhimin e treguar. Ky sesion shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e të rinjve për t’u përgatitur për mundësi të ardhshme në tregun e punës.
Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.