16 May 2024
K-GenU sjell mundësi për punë praktike për rininë e Prilluzhës
Për të rinjtë e Prilluzhë, K-GenU organizoi sesione informuese përmes së cilave të rinjtë e moshës 16–24 vjeç u informuan mbi mundësitë për punë praktike tremujore me kompensim.
Gjatë këtyre sesioneve u trajtuan këto aspekte kryesore:
• Angazhimi i të rinjve në punë praktike me kompensim
• Avancimi i shkathtësive profesionale
• Kontributi i tyre në fushën e studimit apo interesit
• Fuqizimi i tregut lokal të punës
• Mundësia për të ndërtuar një histori suksesi profesional
Pjesëmarrësit u njoftuan gjithashtu me mënyrën e aplikimit dhe procesin e rekrutimit në platformë. Sesionet u shoqëruan me diskutime aktive dhe interes të lartë nga të rinjtë e pranishëm.
K-GenU do të vazhdojë organizimin e sesioneve informuese edhe në komunitete të tjera në Kosovë, me qëllim zgjerimin e qasjes në mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Të interesuarit mund të regjistrohen në platformën online www.kosovogenu.com
ose të shkarkojnë aplikacionin Kosovo Genu në Apple App Store dhe Kosovo Generation Unlimited në Play Store për të eksploruar mundësitë e punës praktike.
Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.