07 Jun 2024

K-GenU angazhon prindërit dhe të rinjtë në Plementin të Obiliqit

K-GenU angazhon prindërit dhe të rinjtë në Plementin të Obiliqit
Në Plementin, Obiliq, Rrjeti CSR Kosova, në kuadër të projektit Kosovo Generation Unlimited, u takua me prindër, familjarë dhe të rinj për t’i informuar ata lidhur me mundësitë e shumta për punë praktike me kompensim përmes K-GenU.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit u njoftuan për:

Mundësitë e angazhimit në punë praktike

Avantazhet profesionale të programit

Mënyrën e aplikimit

Kontributin që ata mund të japin në shoqëri dhe komunitet

Sesioni u shoqërua me pyetje dhe komente pozitive nga pjesëmarrësit. K-GenU do të vazhdojë të mbajë sesione edhe për prindër dhe familjarë në komunat e tjera të Kosovës.

Pjesëmarrësit mund të regjistrohen në platformën online https://kosovogenu.com/
ose të shkarkojnë aplikacionin:

Apple App Store – Kosovo Genu

Play Store – Kosovo Generation Unlimited

Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.
Ndaj artikullin: