18 Aug 2026

IPKO Telecommunications, anëtari më i ri i Rrjetit CSR Kosova!

IPKO Telecommunications, anëtari më i ri i Rrjetit CSR Kosova!
Me shumë kënaqësi e mirëpresim IPKO Telecommunications si anëtarin më të ri të Rrjetit CSR Kosova!

Si një nga kompanitë lidere në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, IPKO ndërthur inovacionin, avancimin teknologjik dhe praktikat e përgjegjshme të biznesit me një përkushtim të fuqishëm për të krijuar ndikim pozitiv për klientët dhe komunitetin në përgjithësi.

Përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji, standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë së informacionit, si dhe mbështetjes aktive të iniciativave në komunitet, IPKO dëshmon se inovacioni dhe përgjegjësia korporative mund të ecin krah për krah në kontributin drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Anëtarësimi i IPKO-s e fuqizon më tej komunitetin tonë në rritje të kompanive të përkushtuara për avancimin e Përgjegjësisë dhe Qëndrueshmërisë Korporative (CSR) në Kosovë. Së bashku, synojmë të shkëmbejmë njohuri dhe praktika të mira, të zhvillojmë partneritete me vlerë dhe të inkurajojmë një rol edhe më të fuqishëm të sektorit privat në adresimin e prioriteteve të përbashkëta sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Jemi shumë të lumtur që IPKO tashmë është pjesë e Rrjetit dhe presim me kënaqësi bashkëpunimin dhe ndikimin që mund të krijojmë së bashku.
Ndaj artikullin: