17 Sep 2024

Konferenca Ndërkombëtare për Qëndrueshmëri Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike

Konferenca Ndërkombëtare për Qëndrueshmëri Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike
Konferenca Ndërkombëtare për Qëndrueshmëri Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike përmbyllet me sukses, duke shënuar një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin midis sektorit privat, publik dhe akademik në Kosovë.

Zana Bajrami Rama, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, mbajti një fjalim frymëzues në ditën e parë të konferencës, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë korporative për një të ardhme të qëndrueshme. Ajo vlerësoi përkushtimin e bizneseve të sektorit privat në Kosovë për respektimin e parimeve globale të qëndrueshmërisë dhe nënvizoi veprime konkrete që po ndërmerren:

• Zhvillimi i produkteve miqësore ndaj mjedisit
• Implementimi i praktikave të qëndrueshme në ndërtesa përmes çertifikimeve ndërkombëtare
• Realizimi i projekteve me ndikim direkt në strategjitë kombëtare për dekarbonizim

Në fjalimin e saj, znj. Rama bëri thirrje për mobilizim dhe veprim të përbashkët nga të gjithë aktorët:

• Përfshirja aktive e institucioneve qeveritare
• Bashkëpunimi me institucionet akademike
• Pjesëmarrja e sektorit privat për të udhëhequr transformimin ekonomik dhe mjedisor

Konferenca mblodhi rreth 250 ekspertë nga biznesi privat, qeveria, akademia dhe organizatat ndërkombëtare të zhvillimit për të nxitur dialog dhe gjetur zgjidhje praktike për tranzicionin e gjelbër të Kosovës.

Kjo ngjarje u organizua në partneritet me Rrjetin CSR Kosova, Qendrën për Energjia dhe Qëndrueshmëri, USAID Kosovo Adapt Activity dhe GIZ Kosovo.
Konferenca Ndërkombëtare për Qëndrueshmëri Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike
Ndaj artikullin: