11 Jun 2019

Dhuro gjak, shpëto jetë

Dhuro gjak, shpëto jetë
Dhurimi i gjakut është një akt human që shpëton jetë. Derisa shkenca mjekësore të zhvillojë alternativa të tjera, burimi i vetëm i gjakut mbetet dhurimi vullnetar.

Me rastin e 14 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka organizuar aksionin kryesor në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, përballë Ministrisë së Kulturës. Aksioni do të jetë i hapur çdo ditë deri më 17 qershor, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa më 14 qershor deri në ora 20:00.

Rrjeti CSR Kosova fton kompanitë anëtare që të organizohen së bashku me stafin e tyre dhe të marrin pjesë në këtë iniciativë të rëndësishme. Përmes dhurimit të gjakut, kontribuojmë drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve dhe forcimin e solidaritetit në komunitet.

Faleminderit që mbështesni aktivitete të përgjegjshme ndaj shoqërisë.
Ndaj artikullin: