26 Dec 2024

Marking 4 years with UNICEF through "Kosovo Generation Unlimited"

Kosovo CSR Network & UNICEF
Marking 4 years with UNICEF through "Kosovo Generation Unlimited"
Këtë javë shënuam katër vite pune dhe bashkëpunimi të suksesshëm përmes Kosovo Generation Unlimited (KGenU)—platforma më e madhe në Kosovë, e dedikuar fuqizimit të të rinjve dhe suksesit në karrierë.

Përmes:
✅ Punës Praktike në të gjithë Kosovën
✅ Trajnimeve dhe Programeve të Mentorimit
✅ Frymëzimit nga Liderë të Biznesit

Festuam një rrugëtim transformimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi! Ngjarja përfshiu fjalime frymëzuese, prezantime të rezultateve, rrëfime suksesi, dhe një mirënjohje të veçantë për partnerët tanë nga sektori privat për kontributin e tyre të rëndësishëm në fuqizimin e të rinjve.

Të Arriturat Kryesore:
- 12,734 të rinj të angazhuar në platformën KGenU
- 957 biznese të mobilizuara për të ofruar mundësi praktike
- 3,144 të rinj të përfshirë në praktika profesionale, me më shumë se 50% vajza

-Vetëm në vitin 2024, 979 të rinj filluan zhvillimin e tyre profesional përmes punës praktike
U frymëzuam nga rrëfimet e suksesit, si ato të Ylzës dhe Albinit, shembuj të shkëlqyer të ndikimit transformues të KGenU. Profesionalizmi dhe krenaria e tyre treguan qartë për çfarë qëndron kjo platformë.

Falënderim i përzemërt për partnerët tanë të jashtëzakonshëm: Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe bashkëpunëtorët tanë nga sektori privat. Së bashku, po krijojmë një të ardhme më të ndritshme dhe gjithëpërfshirëse, ku të rinjtë kanë mjetet dhe mundësitë për të avancuar në karrierë.

“Le të vazhdojmë fuqizimin e brezit të ardhshëm dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme!”
Marking 4 years with UNICEF through "Kosovo Generation Unlimited"
Ndaj artikullin: