15 Jan 2024
FINCA Kosovë pjesë e Rrjetit CSR Kosova
Po e fillojmë vitin me një super lajm, Rrjeti CSR Kosova mirëpret anëtarin më të ri, Institucioni Mikrofinanciar FINCA Kosovë.
Nëpërmjet misionit global për zvogëlimin e varfërisë, FINCA Kosovë ofron qasje në shërbime financiare të përgjegjshme në aspektin shoqëror që mundësojnë individët me të ardhura të ulëta dhe komunitetet të investojnë në të ardhmen e tyre.
Ky institucion përmes Qendrës për Mësim dhe Zhvillim, ofron një laramani trajnimesh për klientet e saj dhe jo/klientet, në mbështetje të bizneseve dhe agrobizneseve të vogla në zhvillim dhe mbështetje të qëndrueshmërisë së tyre, ku të gjitha trajnimet ofron falas.
Përtej kësaj, fokus dhe rëndësi e veçantë i kushtohet edhe fuqizimit të gruas për të cilin FINCA Kosovë ka të ndërtuar një program të veçantë për t’i mbështetur gratë në ndërmarrësi, përmes kushteve më të favorshme kreditore dhe trajnimeve mbi edukimin financiar.
Drejtorja e Rrjetit CSR Kosova Zana Bajrami Rama me këtë rast theksoi “Ne besojmë në fuqinë e bashkëpunimit dhe zgjerimit të partneriteteve për të punuar drejt vizionit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi sociale. Jemi të bindur se bashkëpunimi ynë me FINCA Kosovë do të sjellë ndryshime të dukshme në komunitetet lokale, duke thelluar impaktin dhe efektivitetin e aktiviteteve tona të përbashkëta.”
Këshilltari i Përgjithshëm Auberon Kelmendi tha se anëtarësimi i FINCA Kosovës në CSR do të krijojë një sinergji drejt realizimit të objektivave të përbashkëta, duke rritur kësisoj edhe më tutje ndikimin në shoqëri.
Rrjeti CSR Kosova mirëpret biznese të tilla të cilat kanë për qëllim përkrahjen e gruas dhe të komunitetit në përgjithësi, nëpërmjet zgjidhjeve më të lehta në mënyrën e të bërit biznes dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës.