20 Apr 2018
ENERCO POWER i bashkohet Rrjetit CSR Kosova
Rrjeti CSR Kosova mirëpret kompaninë ENERCO POWER si anëtaren më të re të rrjetit.
Si kompani e përkushtuar ndaj përgjegjësisë shoqërore, përveç ofrimit të produkteve dhe shërbimeve energjetike, ENERCO POWER beson se suksesi i saj është i lidhur ngushtë me mirëqenien e komunitetit ku operon. Kompania njihet për qasjen e saj të përgjegjshme dhe angazhimin në iniciativa që mbështesin zhvillimin e komunitetit.
Me anëtarësimin në Rrjetin CSR Kosova, ENERCO POWER forcon përkushtimin për promovimin e parimeve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative dhe për kontribut në zhvillim të qëndrueshëm.
Së bashku do të kontribuojmë në promovimin e parimeve të përgjegjësisë shoqërore dhe në ndërmarrjen e aktiviteteve të CSR për adresimin e sfidave sociale me të cilat përballet shoqëria jonë.