18 Nov 2024

Fuqizimi i vajzave të reja të komuniteteve përmes programit Kosovo Generation Unlimited

Fuqizimi i vajzave të reja të komuniteteve përmes programit Kosovo Generation Unlimited
Patëm nderin të prezantojmë programin Kosovo Generation Unlimited para vajzave të shkollës së mesme Mamuşa Atatürk Lisesi.

Ishte kënaqësi të shihnim entuziazmin dhe angazhimin e tyre, si dhe interesimin e madh për mundësitë që ofron ky program. Me energjinë dhe përkushtimin që dëshmuan, ato përfaqësojnë një gjeneratë të re që po ndërton një të ardhme më të ndritur për veten dhe komunitetin e tyre.

Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.
Ndaj artikullin: