21 Nov 2024

Të rinjtë e Pejës fuqizohen për karrierë profesionale përmes Kosovo Generation Unlimited

Të rinjtë e Pejës fuqizohen për karrierë profesionale përmes Kosovo Generation Unlimited
Nxënësit e shkollës teknike “Shaban Spahija” u njohën nga afër me projektin Kosovo Generation Unlimited, një platformë inovative që lidh të rinjtë me mundësi të veçanta për praktika profesionale dhe zhvillim karriere. Platforma ofron mundësi të qarta për të kaluar nga shkolla në tregun e punës, duke ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë aftësi të nevojshme dhe të ndjekin karriera të suksesshme në fushat që i përshtaten talentit dhe interesave të tyre.

Gjatë prezantimit, nxënësit shfaqën energji, entuziazëm dhe përkushtim për të ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe për të eksploruar mundësitë e shumta që ofron platforma. Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm në krijimin e lidhjeve midis të rinjve dhe sektorit privat, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe personal të gjeneratës së ardhshme.

Ne besojmë se ky është vetëm fillimi i një rruge të re dhe premtuese për të rinjtë e Kosovës. Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited implementohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF Kosovo Programme dhe Rrjetit CSR Kosova.
Të rinjtë e Pejës fuqizohen për karrierë profesionale përmes Kosovo Generation Unlimited
Ndaj artikullin: