01 Dec 2020

Elionë Neziri – Praktikante në Tedes Contract, OXA Group

Elionë Neziri – Praktikante në Tedes Contract, OXA Group
Elionë Neziri është praktikante në Tedes Contract, në kuadër të OXA Group, dhe njëra nga përfitueset e projektit “Kosovo Generation Unlimited”. Ajo është e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës së Interierit dhe tashmë po e thellon përvojën e saj profesionale përmes angazhimit praktik.

Duke folur për përvojën e saj, Eliona thekson:
“Pjesëmarrja në punë praktike në një kompani të tillë, përveçse më ndihmon në aspektin profesional, ka dobi edhe në zhvillimin e aftësive për punë në grup. Si arkitekte e ardhshme e interierit, kam aftësuar veten pothuajse në çdo njohuri bazuar në arkitekturë dhe dizajn, që nga projektimi e deri në realizim.”

Përmes kësaj praktike, Eliona po fiton përvojë konkrete në fushën e saj profesionale, duke ndërlidhur njohuritë teorike me proceset reale të punës dhe realizimit të projekteve.

Projekti “Kosovo Generation Unlimited” implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Përmes komponentës së punës praktike, K-GenU synon të fuqizojë 500 të rinj të moshës 15-24 vjeç duke u ofruar praktikë me pagesë dhe mundësi për edukim shtesë jo-formal përmes trajnimeve.
Ndaj artikullin: