03 Apr 2019

Donjeta Sahatciu mban ligjëratë vullnetare për studentët e Staffordshire University

Donjeta Sahatciu mban ligjëratë vullnetare për studentët e Staffordshire University
Donjeta Sahatciu, Partnere dhe CEO e Rrota dhe anëtare e Rrjetit CSR Kosova, mbajti një ligjëratë vullnetare për studentët e menaxhimit të biznesit në Staffordshire University – Riinvest.

Gjatë ligjëratës, ajo ndau përvojën e saj profesionale dhe rrugëtimin drejt ndërtimit dhe udhëheqjes së një kompanie të suksesshme si Rrota. Ajo foli për mënyrën e menaxhimit, operacionet e biznesit dhe vendimet strategjike që kanë ndikuar në rritjen e kompanisë.

Znj. Sahatciu trajtoi gjithashtu sfidat me të cilat është përballur si një grua e re në pozitë udhëheqëse dhe shpjegoi se si i ka tejkaluar ato përmes këmbënguljes, profesionalizmit dhe mësimit të vazhdueshëm. Ajo theksoi rëndësinë e një perspektive globale në operimin e biznesit në tregun vendor.

Angazhime të tilla forcojnë lidhjen ndërmjet sektorit privat dhe akademisë dhe frymëzojnë studentët që të ndjekin role udhëheqëse me vetëbesim dhe përgjegjësi.
Ndaj artikullin: