12 May 2020

Deloitte Kosova kontribuon në fuqizimin e të rinjve përmes ligjëratave virtuale

Deloitte Kosova kontribuon në fuqizimin e të rinjve përmes ligjëratave virtuale
Në kuadër të projektit “Skema e Mentorimit”, Rrjeti CSR Kosova vazhdon të organizojë ligjërata virtuale për të mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve. Së fundmi, Florin Gjota, Këshilltar i Lartë i Taksave në Deloitte Kosova, ndau përvojën dhe njohuritë e tij mbi shkrim-leximin financiar dhe rëndësinë e aftësive financiare për ndërmarrjet sociale të udhëhequra nga të rinj dhe adoleshentë.

Gjatë sesionit, ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në fuqizimin e gjeneratës së re dhe ndarjen e përvojave praktike që i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë në botën e biznesit.

Rrjeti CSR Kosova vlerëson kontributin e Deloitte Kosova dhe profesionistëve të saj, të cilët përmes angazhimit të tyre po ndihmojnë në zhvillimin e aftësive dhe perspektivave të të rinjve.

“Skema e Mentorimit” implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga UNICEF Kosovo Programme.
Ndaj artikullin: