11 Nov 2020

Zyrtarizohet bashkëpunimi me Flexograf për skemën e punës praktike

Zyrtarizohet bashkëpunimi me Flexograf për skemën e punës praktike
Më 13 tetor, Rrjeti CSR Kosova dhe kompania Flexograf zyrtarizuan marrëveshjen e bashkëpunimit për fuqizimin, zhvillimin dhe ofrimin e shkathtësive tek të rinjtë përmes skemës së punës praktike, në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited – K-GENU”, i përkrahur nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Flexograf, kompani e njohur për përgjegjësinë e saj ndaj komunitetit dhe mjedisit në Gjilan, është zotuar të angazhojë të rinj nga kjo komunë, me qëllim të ngritjes së tyre profesionale dhe përgatitjes për tregun e punës. Kompania ka shprehur gatishmëri që, pas përfundimit të projektit, të rinjtë e angazhuar të kenë mundësi të vazhdojnë si punëtorë të rregullt në Flexograf.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Flexograf, Berat Mustafa, dhe Gëzime Hasani, Menaxhere e Projektit në Rrjetin CSR Kosova.

Ky bashkëpunim përforcon rolin e sektorit privat në krijimin e mundësive konkrete për të rinjtë dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Ndaj artikullin: