11 Nov 2020

Zyrtarizohet bashkëpunimi me CACTTUS për skemën e punës praktike

Zyrtarizohet bashkëpunimi me CACTTUS për skemën e punës praktike
Më 13 tetor, Rrjeti CSR Kosova dhe kompania CACTTUS zyrtarizuan bashkëpunimin për fuqizimin, zhvillimin dhe ofrimin e shkathtësive tek të rinjtë përmes skemës së punës praktike, në kuadër të projektit “Kosovo Generation Unlimited – K-GENU”, i përkrahur nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i CACTTUS, Astrit Leti, dhe Gëzime Hasani, Menaxhere e Projektit në Rrjetin CSR Kosova.

CACTTUS, si kompani e fokusuar në industrinë e TIK-ut, do të ofrojë mundësi për të rinjtë e orientuar drejt teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke kontribuar në ngritjen e tyre profesionale dhe përgatitjen për tregun e punës. Kompania ka shprehur gatishmëri që edhe në të ardhmen të mbështesë iniciativa që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre në sektorin e teknologjisë.

Ky bashkëpunim thekson rëndësinë e përfshirjes së industrisë së TIK-ut në krijimin e mundësive konkrete për të rinjtë dhe në zhvillimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.
Ndaj artikullin: