15 Oct 2018
“Coca-Cola përkrah rininë” fillon fazën e dytë të implementimit
Programi për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola përkrah rininë”, një nga programet më të mëdha në Kosovë në këtë fushë, ka filluar fazën e dytë të implementimit. Programi synon të trajnojë 300 të rinj për tregun e punës dhe vetëpunësim.
Të rinjtë pjesëmarrës do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi të rëndësishme si menaxhimi i kohës dhe projekteve, dhënia dhe pranimi i feedback-ut, komunikimi efektiv i prioriteteve dhe arritjeve, komunikimi biznesor dhe etika në biznes.
Motoja e programit është “Mëso, implemento, vepro”, dhe rezultatet e fazës së parë, e realizuar gjatë muajve prill–maj, kanë qenë inkurajuese. Mbi gjysma e pjesëmarrësve kanë arritur rezultate konkrete, duke filluar praktikë pune ose duke u punësuar. Përfaqësues të Coca-Cola HBC Kosova theksuan se suksesi i fazës së parë pritet të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të programit.
Trajnerët e programit, znj. Shenaj Shala dhe z. Fatos Axhemi, sqaruan se pjesëmarrësit do të përfitojnë aftësi praktike dhe jetësore që do t’i ndihmojnë në përgatitjen për tregun e punës, përfshirë përgatitjen për intervista pune, komunikimin profesional dhe zhvillimin personal.
Programi u dedikohet të rinjve të moshës 18–30 vjeç. Një nga pjesëmarrëset, Dhurata Dani, shprehu optimizëm për përfitimin e njohurive që do t’i shërbejnë në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e motivimit dhe përgatitjes për një fillim të suksesshëm në karrierë.
Programi “Coca-Cola përkrah rininë” mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR Kosova dhe Venture UP.